Të shtëna me armë zjarri në Koplik, plagoset 32-vjeçari! Arratiset autori

6 months ago 25
Reklamë

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Koplik. 

Rreth orës 19:50, shtetasi M. H., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në këmbë 32-vjeçarin G. D. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është vënë në ndjekje të policisë, pasi mundi të arratisej.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas policisë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 29.02.2024, rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik. 32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

Read Entire Article