Një person ka mbetur i vrarë dhe 26 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Akron, Ohio, SHBA.
Të shtënat thuhet se kanë ndodhur pas mesnate pranë Kelly Avenue dhe rrugën “8th Avenue”.
Raportet e para thanë se një 27-vjeçar u vra, ndërsa dhjetëra të plagosur u dërguan në spitalet e zonës.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten të paqarta. Deri më tani asnjë i dyshuar nuk është identifikuar nga policia.
Policia gjeti në vendngjarje një armë dhe dhjetëra gëzhoja. Deri më tani gjatë vitit 2024 ka pasur më shumë se 50 të shtëna masive në Shtetet e Bashkuara./vizionplus.tv/