Të shtunën 9 mars administrata arsimore në punë, nxënësit në mësim

7 months ago 24

Ministria e Arsimit njofton se dita e shtunë 9 mars 2024 do të jetë ditë pune për administratën arsimore, rrjedhimisht ditë mësimi për nxënësit.

Ky vendim vjen për të zëvëndësuar 27 shkurtin, që u bë pushim. Sipas njoftimit, pushimi i bërë më datë 27.11.2023, do të zëvendësohet, duke punuar të shtunën e kësaj jave.

“URDHËROJ: Dita e shtunë, datë 09.03.2024, për nëpunësit dhe punonjësit e tjerë të aparatit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nga ora 08:00 deri në 16:30, të jetë ditë pune për zëvendësimin e ditës së pushimit, të kryer në datën 27.11.2023, sipas vendimit nr. 652, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave”,  thuhet në Urdhrin e MAS-it.

Read Entire Article