Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë së Fierit të mos pranojnë asnjë ndërhyrje në punën e tyre.
Gjatë një analize vjetore të kësaj drejtorie, ku i pranishëm ishte edhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku, Balla tha se urdhrat dhe porositë duhen marrë nga eprorët dhe nga ligji.
Balla vuri gjithashtu në dukje se prioritet i Policisë së Fierit duhet të jetë zbardhja e vrasjeve që kanë ndodhur vite më parë, si vrasja e Fatmir Xhindit, por edhe ngjarje të reja.
“Vëmendja që i kemi kushtuar pjesës që lidhet me zbulimin e krimeve të rënda që kanë ndodhur në të shkuarën, që janë një test i besimit që qytetarët duhet të kenë te Policia Shtetit. Presim rezultate konkrete edhe nga ngjarje më të vjetra, por edhe nga ngjarje më të reja”, tha Balla. /vizionplus.tv