E diela pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Temperaturat maksimale pritet të mbërrijnë në 38 gradë celsius. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë./vizionplus.tv