Ten Hag rinovon kontratën me Manchester United: Kemi shumë punë për të bërë

2 months ago 23
Reklamë

Trajneri i Manchester United, Eric ten Hag, ka vazhduar kontratën me klubin deri në vitin 2026.

“Jam i kënaqur që kam arritur një marrëveshje me klubin për të vazhduar punën së bashku. Kur i kthejmë sytë pas dy viteve të fundit, ne mund të shohim me krenari dy trofetë që kemi fituar. Gjithashtu, ne kemi bërë përparim të madh që nga ardhja ime. Por kemi shumë punë për të bërë”, tha Ten Haag, i cili mbërriti në Manchester United nga Ajax në vitin 2022.

Manchester United fitoi Kupën e Ligës në 2023 dhe FA Cup në 2024 me Ten Hag.

Në sezonin e kaluar, “djajtë” përfunduan në vendin e tetë të tabelës.

Ruud van Nistelrooy, i cili ishte sulmues i United nga viti 2001 deri në vitin 2006, pritet të vijë në “Old Trafford” si asistent i Ten Hag. /vizionplus.tv

Read Entire Article