Tensionet në marrëdhëniet greko-shqiptare, Rama: Çështjet t’i zgjidhim si evropianë largpamës, jo si ballkanas sylesh

4 months ago 26
Reklamë

Nga Greqia, kryeminsitri Rama kërkoi që mosmarrëveshjet e fundit mes dy vendeve tona për shkak të çështjes Beleri, t’i zgjidhin si evropianë.

Gjatë fjalës së majtur në stadiumin “Galatsi” ku është takuar me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, Rama tha se me homologun e tij grek ka marrëdhënie shumë të mira, pavarësisht “tensioneve” të fundit.

Lexo edhe :

Related Posts

Rama: Te kryeministri i Greqisë kam gjetur bashkëbiseduesin më të hapur të këtyre 10 viteve. Qasjet dhe opininet e vëllezërve tanë të majtë të opozitës greke i kam pasur shumë të vështira t’i kuptoj. Sështë e drejta ime t’i jap mend, as e drejta ime të ndërhyj në punët e tyre. Aq më tepër kur kemi në Shqipëri një opozitë që bën të njëjtën gjë. Doja t’iu thosha sot shumë miqësisht, meqë jam në Athinë, se kur kanë ndërmend të përmendin qeverinë dhe të komentojnë qëndrimet e qeverisë socialsite të Shqipërisë, do t’i ndihmonte një komunikim i drejtpërdrejtë me vëllezërit e tyre në Tiranë. Unë kam besim se më e mira mes Shqipërisë dhe Greqisë është e gjitha përpara.

Dhe këtë besim e kam të armatosur me gatishmërinë që ne të zgjidhim të gjitha çështjet mes nesh si evropianë largpamës të shekullit të ri. Jo të vazhdojmë t’i zvarrisim si ballkanas sylesh të shekullit të vjetër. Ndërkohë më vjen keq për faktin se këto ngricat ciklike e kanë pengiar që të duket edhe progresi që kemi bërë në disa drejtime me qeverinë aktuale. Kemi arritur të çelim negociatat në nivel ekspertësh për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë. Është një marrëveshje për të cilën deri dje nuk shikonim asnjë dritë në fund të tunelit./vizionplus.tv

Read Entire Article