Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka dhënë më shumë detaje për sa i përket tensioneve në veri të Kosovës.
Si përket situatës së krijuar pas mbylljes së pikëkalimit kufitar në Bërnjak, ai tha se situata paraqitet e qetë dhe se nuk është regjistruar ndonjë incident.
Siç shprehet Elshani, në pikën kufitare në Jarinje janë duke qarkulluar makina.
“Në Jarinje po qarkullojnë makina, për momentin nuk ka asnjë problem”, tha Elshani për mediat e Kosovës.
Ndërkaq, pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura. /vizionplus.tv