Tentoi të bënte pushime falas, si u zbulua mashtrimi i shqiptarit, 50-vjeçari arrestohet nga policia

3 months ago 31
Reklamë

Një 50-vjeçar nga Kosova, i cili u përpoq të bënte pushime falas në Selanik, pasi ai hynte në hotele, hante, pinte dhe i kalonte faturat në një dhomë tjetër.

Më në fund, siç shkruan thestival.gr, ai u arrestua nga një ekuipazh patrullues i Drejtorisë së Veprimit të Drejtpërdrejtë të Selanikut, mesditën e së hënës në qendër të qytetit.

Autori u arrestua pasi posedonte një valixhe me rroba, të cilat ia kishte hequr nga dhoma e hotelit një 32-vjeçari qipriot.

Nga hetimet rezultoi se një ditë më parë, 50-vjeçari kishte hequr shumën prej 500 eurosh dhe një kartë bankare nga një dhomë në një hotel tjetër, ndërsa në të njëjtin hotel, një javë më parë, pasi ka konsumuar pije dhe ushqime, ka kërkuar një punonjësi të kreditojë shumën përkatëse në një dhomë në të cilën ka deklaruar në mënyrë të rreme se qëndronte. /vizionplus.tv

Read Entire Article