Një 38-vjeçar, i cili ksihte futuar 30 mijë euro në kabinën e kamionit që drejtonte dhe tentoi t’i fuste në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kapshticës është vënë nën hetim.
“Në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, kamioni tip “Volvo”, me drejtues shtetasin G. Gj.. Gjatë kontrolleve, në kasetën e kabinës së kamionit, u gjetën të fshehura 30 000 euro, të cilat shtetasi G. Gj. synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konfrom ligjeve në fuqi”, njoftoi policia.
Shtetasi G. Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Ndërsa paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv