Një shtetas shqiptar i cili dyshohet se ka tentuar t’i japë ryshfet një punonjësi policie në pikën kufitare i është ndalur deri në 72 orë, njoftoi Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë.
“Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka caktuar masën e ndalimit deri në 72 orë ndaj shtetasit shqiptar D.O., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të ryshfetit. Ky person dyshohet se i ka dhënë ryshfet një punonjësi të policisë I.Z. në Pikën e Kalimit kufitar Bozhaj gjatë kontrollit të dokumenteve personale”, thuhet në deklaratë. /vizionplus.tv