Dëmtimi i rëndë që ka pësuar portieri i Gjermanisë dhe Barcelonës, Andre ter Stegen, ka bërë me dhimbje koke trajnerin e panzerave Julian Nagelsman, i cili e kishte si të vetmen alternativë për katërkëndëshin e portës pas largimit të Manuel Neuer.
Megjithatë në Gjermani pati zëra për një rikthim ttë këtij të fundit në kombëtare. Madje ishte legjenda gjermane Lotar Mathaus i cili tha se Neuer duhet të rishikonte vendimin e tij për t’i dhënë fund kombëtares pas dëmtimit të ter Stegen i cili do të mungojë për një periudhë prej 8 muajsh.
Por e përditshmja gjermane “TZ” ka hedhur poshtë zërat, duke bërë të qartë se Neuer i qendron vendimit të parë.