“Thuaji JO drogës”/ Shefi i Toksikologjisë: Ka përdorues fëmijë gjyqtarësh, prokurorësh dhe biznesmenësh! Gazetarja: Po politikanë?

8 months ago 21

Në podcast-in e radhës “Fol me Anila Hoxhën që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, tema e diskutimit ishte përdorimi i drogës.

Kjo plagë të shoqërisë që ka kthyer në përdorues të rritur dhe fëmijë, që ka prodhuar fenomene të tjera pasi policia raporton arrestimin e përdoruesve si autorë ngjarjesh kryesisht dhunë dhe vjedhje, e nga ana tjetër vërehet se trajtimi i tyre në qeli mbetet i vështirë.

Në këtë episod ishte i ftuar edhe Andrin Tahiri shefi i toksikoligjisë në Spitalin Nënë Tereza, i cili pranon se përdorues janë edhe fëmijë gjyqtarësh, prokurorësh deh biznesmenësh. I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha nëse ka politikanë që janë përdorues droge, ai tha: “Po pse moj zonja dhelpër do të them unë që bardhoshja ka datëlindjen”.

Anila Hoxha: Mirëmbrëma. Çfarë duhet të ketë parasysh kushdo i cili konstaton dhe ka dyshime se një i afërmi i tij mund të jetë përdorues droge dhe ku mund të drejtohet kushdo që është përdorues droge dhe do ta luftojë varësinë për të kërkuar ndihmë ?

Andrin Tahiri: Tashmë fenomeni i drogës në Shqipëri nuk është dicka e re. Qoftë si staf mjekësor por edhe familjet shqiptare deri diku e kanë një lloj informacioni dhe janë të përgatitura. Problemi është në cilën moment ata kanë këtë lloj qasje për fëmijën e tyre ? Realiteti i sotëm është që fenomeni i drogës po bëhet pjesë e kulturës të adoleshentit. Kjo mendoj se është problematika, jo droga.

Anila Hoxha: Doktor , kjo dmth. se ka zbritur mosha e përdoruesve ?

Andrin Tahiri: Po, trendi është në ulje. Pra, trendi është në klasat e nënta. Sidomos për marijuanën.

Anila Hoxha: Po flasim vetëm për Tiranën apo në të gjithë Shqipërinë ?

Andrin Tahiri: Jo ,nuk mund të thuash masive.  Janë raste të izoluara në këto mosha , janë raste tek-tuk që kapen ose më mirë vigjilenca e prindërve të cilët vijnë, kërkojnë të këshillohen kanë një lloj qasje për të ditur problematikat që mund të kenë fëmija e tij adoleshent. Diku nga kurioziteti , diku nga ato problematikat  e pashmangshme të moshës që nuk përballen , diku tjetër nga një presion i komunitetit që kanë eksperiencat me drogat. Mund të shkojnë viktima të kësaj problematike. Por prindërit duhet të jenë ato të parët që duhet të vënë re ndryshime sjellore, të këshillohen , patjetër të orientohen aty ku duhen dhe patjetër pse jo mund të vijnë edhe të këshillohen në Shërbimin e Toksikologjisë-Adiktologjisë Klinike në QSUT. Është shërbim unik , kombëtar.

Anila Hoxha: Aty trajtohen në mënyrë periodike apo vijnë paraqiten dhe largohen ?

Andrin Tahiri: Periodike. Ka raste të cilët kërkojnë hospitalizim në spital ku marrin trajtimin multidisiplinor. Ka raste të cilët trajtohen ambulatorisht, pra ne i themi sipas shprehjes tonë si pacientë të jashtëm. Në bazë të substancave që përdorin është edhe  mjekimi farmako-terapia.

Anila Hoxha: Sa është numri i pacientëve që po trajtohen aktualisht ?

Andrin Tahiri: Pacientët të cilët kanë marrë asistencë mjekësore të mirëfilltë , pra duke futur dhe pacientë, të cilët janë shtruar dhe kanë marrë asistencën mjekësore dhe ata të trajtuar ambulatorisht , pra që janë me folloë up që i themi ne , që i ndjekim, që është e shtrirë në kohë do të jetë dicka tek 400 pacientë në vit. Por mos të harrojmë që janë pacientë kronikë. Pra, përdorues të stimulantëve , lëndës drogë kokainë , të marijuanës, të lëndës drogë heroinë . Vijnë shtrohen për të konvertuar nga lënda droge heroinë në metadon apo si alternativë në buprenorfinë, marrjen e asistencës mjekësore ,nëse jemi  përballë crregullimeve sjellore ku këtu mund të nxjerr në  pah dhe problematikat e shëndetit mendor , atëherë dilema jonë është pra  puna është multidisplinore.

Anila Hoxha: Numri më i madh i pacientëve janë përdorues të heroinës, kokainës apo trajtoni edhe pacientë dhe adoleshentë që përdorin lëndën narkotike kanabis-sativa ?

Andrin Tahiri: Nga të dhënat e fundit, përdoruesit e lëndës drogë heroinë janë në një pozicion stacionar , pra plus minus me lëvizje të vogla. Trendi është tek përdoruesit e lëndës drogë kokainë , tek njerëzit që kanë buxhet , kurse tek këto moshat e reja trendi është për marijuanën meqënëse është droga edhe më e lirë.

Anila Hoxha: Të cilës kategori janë përdoruesit e kokainës?
Andrin Tahiri : Droga nuk zgjedh. Mund të përfshijë në kthetrat e veta edhe njeriun më të pasur , njeriun më të edukuar , ashtu edhe ai  që është i pastrehë, apo homeless që i themi ne. Droga po të futi në kthetra të mban.

Anila Hoxha: Ne trajtuam historinë e një avokati i cili nga një avokat  dhe mbrojtës i të dyshuarve  dhe të  akuzuarve ai, sot gjendet i paraburgosur  në një burg në Shqipëri. Pikërisht këtij degradimit dhe të këtij robërimi nga varësia e drogës. Por pyetja ime ishte në një aspekt tjetër. Është deri diku si klishe,  por në këtë bisedë do ta ndajmë së bashku. Konsiderohet si droga e vipave,  e të pasurve, kush e përdor kokainën sot?

Andrin Tahiri: Janë ata njerëz të cilët kanë një buxhet. Jo kushdo mund të involvohet  dhe ta blejë. Është tjetër gjë mekanizmat që detyrohesh të futesh nëpër problematika, të abuzosh , të mashtrosh, të vjedhësh për të siguruar lëndën drogë. Fillojnë  mungojnë gjërat nëpër shtëpi. Për të siguruar lëndën drogë dhe kur paraqiten tek ne,  për asistencë mjekësore , fillon debati midis prindërve “jo fajin e ke ti sepse e ke përkëdhelur .  Jo fajin  e ke ti , se kam unë. Sepse ti i jep lekë.” Pra aty ku ka buxhet ato fillojnë dhe përsërisin ritualin e marrjes së lëndës drogë deri sa futen në një lloj rreth viciozi që bëhen përdorues kronikë. Dhe në këtë moment në mos në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër, do tentojnë të sigurojnë buxhetin për të marrë lëndën drogë.

Anila Hoxha: Para pak kohësh,  Policia e Shtetit nisi një test kontrolli për oficerët e policisë nëse ishin apo jo përdorues droge. Keni ju pacientë që mund të kenë qenë oficerë policie dhe që janë përdorues droge? Apo edhe politikanë?

Andrin Tahiri: Po pse moj zonja dhelpër do të them unë që bardhoshja ka datëlindjen?

Anila Hoxha: Kështu më je përgjigjur edhe në emisionin “Exclusiv”.Të njëjtën përgjigje më ke dhënë.

Andrin Tahiri: Normalisht, që unë do të ruaj profesionalizmin.

Anila Hoxha: Pa emra.

Andrin Tahiri: Mjekët i shërbejnë kujtdo. Thashë edhe më përpara arrita të mbyllja deri në 3 fjalë “që droga nuk zgjedh.”

Anila Hoxha: Doktor , Qendra “FOL” para dy vitesh monitoroi trendin e shpërndarjes së drogës dhe eficencën e institucioneve të drejtësisë sesi ato e parandalojnë, e godasin dhe i dënojnë individët që janë të implikuar në këto fenomene. Dhe konstatuam që midis një fashë grupmoshe që janë pikërisht adoleshentët kishte mjaft të mitur të cilët ishin fëmijë oficerë policie , fëmijë edhe gjyqtarësh , fëmijë prokurorësh që kapeshin me doza të vogla.Vazhdon të jetë i njëjti fenomen? E keni ndeshur një problematikë të  tillë të adoleshentëve të cilët janë fëmijë biznesmenësh, fëmijë gjyqtarësh , prokurorësh e kështu me radhë?

Andrin Tahiri: Është e vërtetë . Ky lloj fenomeni është i vërtetë .

Anila Hoxha: Nga ajo që ju prekni cdo ditë , a konsumojnë adoleshentët edhe drogëra të tjera?

Andrin Tahiri: Ka raste patjetër. Janë disa drogëra, janë disa stimulantë , është një lloj ekstazi . ka raste psh. me  ketaminë pra  këto janë raste sporadike. Por droga bazike kjo është marijuana që thashë që është pak më e lirë për adoleshentët.  Kokaina për njerëzit që kanë buxhet dhe këto stimulantët e tjerë që janë droga të tjera që më shumë i përdorin për  ambiente për party ose nëpër festa.

Anila Hoxha: A kemi ne qendra mjaftueshëm për rehabilitimin dhe trajtimin e përdoruesve të drogës?

Andrin Tahiri: Ky është një element psh. që ne e kemi të nevojshëm. Bile e mendoj në të gjithë zinxhirin e  shëndetit publik. Hallka e vetme që mungon është folloë up.Pra Shërbimi i Toksikologjisë-Adiktologjisë klinike është një shërbim , tashmë i konsoliduar si në staf, si në burime njerëzore, si në eksperiencë, si edhe në mundësinë që jep. Por, problemi është që një pacient duhet një trajtim. Ka një proces afatgjatë , me ndërhyrje të shumëfishta dhe me një monitorim në dinamikë .Problemi është që mbas daljes nga spitali, mbas përcaktimit të diagnozës, mbas përcaktimit të programit se cfarë do bëhet , ky pacient nxirret në tregun e rrugës përsëri dhe relapset janë të pranishme. Pra, prania e një qendre rehabilitimi multidisiplinore rezidenciale afatgjatë mendoj se do të ishte  një zgjidhje goxha e mirë për ti  ardhur në ndihmë këtij grupi, njerëzit që kanë nevojë.

Anila Hoxha: Një mesazh të fundit ndaj kujtdo që na ndjek ?

Andrin Tahiri: Të rinjve, adoleshentëve , kushdo që iu afron drogë mos i besoni. Jeni dyshues. Droga të mira nuk ka. Të gjitha janë toksike. Doja të thoja edhe prindërve. Prindër, ti pranoni fëmijët ashtu sic janë me problematikat e adoleshencës  dhe të përpiqen të jenë sa më bashkëpunues në zgjidhjen e këtyre problematikave. Kaq mund të thoja si prind dhe si mjek.

Anila Hoxha: Ishim me zotin Andrin Tahiri. Ju falenderoj

Top Channel

Read Entire Article