Tjetër aksident në Lezhë/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, lëndohet drejtuesi

8 months ago 41
Reklamë

Një tjetër aksident ka ndodhur në Lezhë këtë fillim viti.

Dy automjete u përplasën kokë më kokë me njëra tjetrën pranë kryqëzimit të Urës së Cenit dhe për pasojë njëri prej drejtuesve ka marrë lëndime dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Nga aksidenti u bllokua për disa minuta qarkullimi rrugor, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që është i dyti që ndodh në ditën e parë të vitit të ri në rrugët e Lezhës.

Top Channel

Read Entire Article