Një punonjës është ende i humbur teksa tre të plagosur nga Rumania u nxorrën nga rrënojat. Rajoni i Toskanës shpalli ditë zie.
Tragjedia goditi dje në një kantier të hapur prej kohësh për ndërtimin e një supermarketi ne verilindje te Italise, ku u shemb çatia me panelet diellore mbi të.
Tetë punonjës u përfshinë nga rrënojat e shembjes, tre prej të cilëve vdiqën në vend. Dy punonjës u shpëtuan vetëm mëngjesin e sotëm së bashku me rikuperimin e viktimës se katërt.
Operacionet e shpëtimit ishin të vështira prej çimentos së freskët në vendin e tragjedisë, thanë mediat vendase.
Zjarrfikësit kanë punuar gjithë natën mes rrënojave ndërsa një punonjës nuk është gjetur ende.
Dëshmitë e banorëve që jetojnë në afërsi të vendngjarjes ishin drithëruese. Ata flasin për ulërimat e të plagosurve dhe kërkesat e tyre për ndihmë.
“Ishte si shpërthimi i një bombe apo si një tërmet”, thanë banorët e zonës për momentin e zhurmës së shkaktuar nga shembja.
Për momentin është dhënë identiteti vetëm një viktimë, një 60 vjeçar italian Luigi Coclite, nga Livorno.
Tre të plagosur të nxjerrë nga rrënojat pak pas shembjes janë nga Rumania, dhe janë shtruar në spitalin Careggi, me moshë 37, 48 e 51 vjeç.
“I vizitova të plagosurit në spital, nuk janë në rrezik për jetën”, tha sot drejtuesi rajonit Toscana, Eugenio Giani, duke shtuar se ata qanin për jetën e kolegëve ë tyre.
Mediat vendase thonë se kantieri ishte i madh dhe është e vështirë të hartohen planet dhe përgjegjësitë e kompanive të ndryshme, teksa rreth 30 firma punonin në të.
Hetimet vijojnë.
Top Channel