Tragjedi në Brazil, 25 persona humbin jetën në një aksident rrugor

8 months ago 23
Reklamë

Të paktën 25 persona humbën jetën në një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në shtetin Bahia, në verilindje të Brazilit, thanë sot zyrtarët e shtetit.

“Zjarrfikësit ushtarakë u mobilizuan pasi morën informacione për një aksident trafiku, i cili rezultoi në 25 të vdekur dhe ndodhi në autostradën BR 324, pranë qytetit Gaviao”, thanë autoritetet.

Aksidenti ndodhi rreth 250 kilometra nga Salvadori, kryeqyteti i shtetit Bahia. Pesë persona u plagosën gjithashtu në aksidentin, i cili ndodhi gjatë natës të dielën, sipas mediave braziliane.

Trupat e të ndjerëve u janë dorëzuar organeve kompetente për identifikim.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Sipas pamjeve të publikuara nga shtypi vendas, kabina e kamionit, i cili mbante mango, është shkatërruar plotësisht nga përplasja.

Bashkia e Giacombina-s, një qytezë afër vendit ku ndodhi aksidenti, shpalli sot tre ditë zie dhe po përgatit një “vigjilje” për viktimat. /vizionplus.tv

Read Entire Article