Tragjedi në Mesdhe, fundoset varka me emigrantë, mbi 60 të zhdukur

3 months ago 21
Reklamë

Sipas mediave italiane, një mjet lundrues që ishte nisur nga Turqia dhe që transportonte emigrantë dhe refugjatë, u mbyt në brigjet e Kalabrisë, në një zonë italiane kërkim-shpëtimi në detin Jon.

Të zhdukurit, siç shkruan gazeta La Repubblica, janë gjashtëdhjetë e katër, me origjinë kryesisht nga Afganistani, Irani dhe kurdët.

Që nga mbrëmja e djeshme, roja bregdetare italiane po përpiqet të gjejë ndonjë të mbijetuar. Alarmi u ngrit nga turistët francezë të cilët ishin në një varkë private dhe arritën të shpëtonin dymbëdhjetë të humbur.

Të shpëtuarit u dërguan fillimisht në një anije tregtare që ndodhej në zonë dhe pas disa orësh për në tokë. Një grua vdiq pak pasi anija tregtare mbërriti në Rocella Ionica, Kalabria. Në kërkimin e të mbijetuarve të mundshëm po marrin pjesë edhe mjetet ajrore të rojes bregdetare italiane. /vizionplus.tv

Read Entire Article