Tragjedia në Greqi, momenti kur trupat e pajetë të tre motrave të mitura nxirren nga deti

5 months ago 67
Reklamë

Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga momenti kur ekipet shpëtuese nxjerrin dhe transportojnë nga anija në makinë,  trupat e pajetë të tre vajzave të mitura që humbën jetën tragjikisht, kur gomonia me të cilën po udhëtonin u fundos në ujërat greke në afërsi të ishullit Chios të vendit  fqinj.

Tre vajzat e mitura  motra që humbën jetën janë të moshës 4, 7 dhe 10 vjeç. Gomonia e cila po transportonte  emigrantë të paligjshëm dyshohet të jetë fundosur për shkak të mbingarkesës.

Protothema.gr shkruan se 19 emigrantë të tjerë që ndodheshin në gomonen që u fundos janë shpëtuar, mes tyre tetë fëmijë, më i vogli prej të cilëve është vetëm 30 ditësh.

Nuk ka ende informacion për prejardhjen e emigrantëve. /vizionplus.tv/

Read Entire Article