Giorgio Chiellini ende nuk ka komunikuar se çfarë do të bëjë në të ardhmen, kur të tërhiqet nga kombëtarja italiane dhe të largohet nga Juventus, por duket se idetë i ka të qarta.
Duke folur për “La Stampa”, mbrojtësi theksoi se për momentin është i fokusuar në të luajturit futboll, por më tej shtoi se në të ardhmen e sheh veten trajner.
“Për sa kohë je futbollist, je i fokusuar vetëm në këtë. Dhe deri më sot në kokën time kam qenë gjithmonë një futbollist 100%, kur e bën këtë punë vetëm kështu mund të jetë. Sigurisht që në të ardhmen do të doja të kisha një rrugë në trajnim, në të cilën të rris përvojën e pasur që kam fituar ndër vite dhe ta bëj të disponueshme në një kontekst të ri”,-deklaroi italiani.
Kontrata e Chiellini me Juven mbaron verën e ardhshme dhe pas saj me shumë mundësi mbrojtësi italian do të kalojë në Amerikë për të mbyllur karrierën si futbollist, e më pas për të nisur një etapë të re në jetën e tij./supersport
Top Channel