“Transforimi i Tiranës shtoi turistët”, Veliaj në Davos: Zhvillimi i kryeqytetit në vemendje të medias botërorë

2 months ago 24
Reklamë

Për kryebashkiakun Erion Veliaj, Tirana ka pësuar transformim të prekshëm gjatë viteve të fundit, duke renditur mes të tjerash çerdhe, kopshte dhe shkolla të ndërtuara.

Gjatë një samiti në Davos të Zvicrës, Veliaj tha se ndryshimi i kryeqytetit ka rritur edhe numrin e turistëve, falë vëmendjes që i kanë kushtuar zhvillimit edhe mediat botërore.

“Qytetet që përshtaten shpejt nuk kanë nevojë të jenë të pasura dhe të mirëfinancuara sepse të qenit praktikë dhe përfshirja e komunitetit mjaftojnë për të frymëzuar dhe sjellë ndryshimin” u shpreh kryebashkiaku. Tirana është transformuar nga një qytet i izoluar i një mbretërie të vetmuar, në një metropol ku turistët mezi presin ta vizitojnë! ky sukses mund të përsëritet edhe në vende të tjera, me guxim dhe kreativitet” përfundoi Erion Veliaj./vizionplus.tv 

Read Entire Article