Transformimi i “Bujqësorit”, procesi do udhëhiqet nga Universiteti austriak “Boku”

5 months ago 27

Deri në 2028 synohet që Universiteti Bujqësor i Tiranës për nga cilësia e mësimdhënies të jetë i ngjashëm me ato evropiane.

Bashkëpunëtor në këtë objektiv do të jenë austriakët e Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, me të cilët u nënshkrua marrëveshja 4 vjeçare.

Për ta shndërruar “bujqësorin” në një qendër ekselence në rajon dhe për studentët e huaj, qeveria do të shpenzojë 2 milionë euro.

“Ky nuk është një program i qeverisë për të mbajtur me hatër një rektor demokrat. Ky është një program strategjik për ta transfomuar këtë universitet në një qendër ekselence dhe me një influencë rajonale”, tha Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga drejtuesit që ta shfrytëzojnë mundësinë për t’u rritur profesionalisht.

“Ta keni ambicione tuaj edhe personale prveç se profesionale q kt universitet ta transformoni në një flamur krenarie kombtare”, tha Rama.

Bashkëpunimi me austriakët e BOKU do të përfshijë rishikimin e programeve, kurrikulave, trajnimin e stafit akademik dhe hapjen e mundësive të reja të kërkimit shkencor dhe të teknologjisë. Reformimi parashikon edhe ofertën akademike me programe ndërkombëtare edhe në gjuhën angleze dhe që i përgjigjen nevojave të tregut të punës./vizionplus.tv

Read Entire Article