Transportuan 912 kg marijuanë drejt Gjermanisë, SPAK jep detaje mbi grupin kriminal, sekuestrohen automjete luksoze dhe para

4 months ago 27

Prokuroria e Posaçme ka “zbërthyer” skemën e transportimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Gjermanisë, duke kërkuar “arrest me burg” për disa persona të përfshirë në këtë veprimtari. Hetimi, sipas SPAK, është kryer në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ku është provuar se shtetas shqiptar dhe gjermanë kanë trafikuar 912 kg marijuanë, me vlerë mbi 3 milionë e 370 mijë euro.

Hetimet kanë zbuluar se pjesë e këtij rrjeti të trafikimit të lëndës narkotike janë 8 shqiptarë dhe 4 gjermanë. Po ashtu, në pranga është vënë financuesi i këtij aktiviteti.

“Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, më datë 02.07.2024, në afërsi të ambienteve të SPAK-ut, është bërë e mundur që të ekzekutohet masa e sigurimi personal “arrest në burg”, për personin nën hetim I.S. Bazuar në aktet dhe provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar e provuar se personi i arrestuar I.S. është drejtuesi dhe financuesi i kësaj veprimtarie të paligjshme kriminale.”, theksohet ne njoftim.

“Gjatë hetimeve janë evidentuar  9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 (nëntëqindë e dymbëdhjetë) kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro”, thuhet në njoftim.

Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, tregtohej në rajonin Wolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Si pasojë pas kontrolleve të kryera, SPAK ka sekuestruar:

  • 3.070 (tremijë e shtatëdhjetë) euro;
  • 300 (treqind) dollarë;
  • 2 (dy) laptopë;
  • 4 celularë;
  • 1 DVR + Kamer;
  • Bizhuteri të ndryshme;
  • 1 (një) orë e markës Rolex
  • 4  çanta te markave luksoze;
  • 3 çelësa automjeti;
  • Një automjet luksoz tip BMË X5;
Read Entire Article