Tre persona rrëmbejnë 20-vjeçarin në mes të Tiranës

4 months ago 29
Reklamë

Policia e Tiranës ka marrë një kallëzim nga një 20-vjeçar se ishte marrë peng nga 3 persona, të cilët më pas e kishin rrahur.

Pas këtij kallëzimi, policia ka identifikuar dhe arrestuar 2 nga personat e përfshirë.

Sipas bluve, në pranga kanë rënë D. B., 36 vjeç, dhe E. H., 31 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi H. P., 19 vjeç. Të tre këta persona akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Për të njëjtën ngjarje, policia ka arrestuar edhe 28-vjeçarin me iniciale T.K, i cili kishte dijeni për këtë gjë dhe nuk e kishte kallëzuar në polici.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të marrë ditën e sotme nga një 20-vjeçar, se 3 shtetas i kishin hequr lirinë dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Si rezultat:

– u arrestuan shtetasit D. B., 36 vjeç, dhe E. H., 31 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi H. P., 19 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

– u arrestua shtetasi T. K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasit D. B., E. H. dhe H. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej”, një 20-vjeçar, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa shtetasi T. K. ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar atë në Polici”, njofton policia.

Read Entire Article