Tre shqiptarët e dhunuar në Mal të Zi u kthyen në Atdhe, policia njoftim zyrtar: Vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë

8 months ago 38
Reklamë

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Mal të Zi, ku tre shtetas shqiptarë u dhunuan barbarisht nga një grup personash.

Policia malazeze njoftoi sot se ka identifikuar tre prej autorëve të dyshuar dhe po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur pas një debati në trafik.

“Drejtuesit e Policisë së Shtetit iu kanë kërkuar homologëve të Malit të Zi, që për çështje sigurie, të tre shtetasit shqiptarë t’i shoqërojnë me punonjes policie, deri në kufi”, thuhet në reagimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Tre shtetasit shqiptarë kanë mbërritur në PKK Muriqan, rreth ores 05:30 dhe janë pritur nga drejtuesit e pikës së kalimit kufitar Muriqan dhe të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilët i kanë shoqëruar deri në Spitalin Rajonal Shkodër ku shtetasit shqiptarë kanë kryer të gjitha kontrollet mjekësore, nga të cilat kanë rezultuar pa probleme.

“Në lidhje me veprimet procedurale dhe identifikimin e autorëve, sipas informacionit të dërguar nga kolegët në Malit e Zi, rezulton se:

Policia ka ndërmarrë veprime me qëllim zbardhjen e të  gjitha rrethanave në të cilat kanë mbetur të plagosur shtetasit shqiptarë.

Janë kontrolluar videot e kamerave të vëzhgimit nga ndërtesat pranë ngjarjes.

Përmes punës operative në terren, efektivët e policisë kanë identifikuar tre persona nga Herceg Novi, si autorë të sulmit fizik, identiteti i të cilëve më pas është përcaktuar dhe do merren masa për kapjen dhe arrestimin e tyre.

Ngjarja është dërguar për kompetencë te Prokurori i cili do të deklarojë kualifikimin  ligjor të rastit.

Vijojnë intensivisht hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të  kësaj ngjarjeje.”

Read Entire Article