Të paktën tre persona kanë vdekur dhe shtatë janë të zhdukur pasi një anije peshkimi u përmbys në brigjet e Portugalisë qendrore në Oqeanin Atlantik, njoftoi të mërkurën agjencia shtetërore e lajmeve Lusa.
Agjencia, duke cituar një burim nga autoriteti kombëtar detar, tha se autoritetet u lajmëruan për incidentin rreth orës 4:30 të mëngjesit, me kohën lokale.
Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje, tha agjencia e lajmeve.
Incidenti ndodhi në plazhet e Sao Pedro de Moel dhe Vieira de Leiria, të vendosura në rajonin Leiria të Portugalisë qendrore, sipas burimeve të Autoritetit Portugez të cituara nga agjencia./vizionplus.tv