“Tregimi i tij i sofistikuar krahasohej me Orwell dhe Kafkën”, mediat e huaja shkruajnë për vdekjen e Kadaresë

4 months ago 24

Mëngjesin e sotëm mjeshtri i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare u nda nga jeta, duke lënë pas një vepër monumentale.

Mediat e huaja kanë shkruajtur për vdekjen e kandidatit për çmimin “Nobel”, duke e krahasuar me Franz Kafkën apo me George Orwell.

Lexo edhe :

Related Posts

Le monde shkruan se Kadare përdori metaforën dhe ironinë për të zbuluar natyrën e tiranisë nën Enver Hoxhën, i cili sundoi Shqipërinë nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985.

Ndërkohë,  Associated Press ndalet te kandidatura e Kadare prej vitesh për çmimin “Nobel.

“Tregimet e tij alegorike, që informonin për jetën nën komunizmin shtetëror, tërhoqën vlerësime ndërkombëtare, por ai këmbënguli se nuk ishte një shkrimtar politik”, shkruan The Guardian.

France 24 kujton disa nga intervistat e shkrimtarit, ku ai ka folur ndër të tjera edhe për komunizmin.

“Ferri i komunizmit, si çdo ferr tjetër, ishte mbytës në kuptimin më të keq të termit”, i tha Kadare AFP në një nga intervistat e tij të fundit në tetor.

“Por letërsia e transformoi atë në një forcë jete, një forcë që të ndihmon të mbijetosh dhe të mbash kokën lart dhe të fitosh mbi diktaturën. Kjo është arsyeja pse i jam kaq mirënjohës letërsisë, sepse më jep mundësinë të kapërcej të pamundurën”, ishte shprehur shkrimtari. /vizionplus.tv

Read Entire Article