Trëndafila të kuq dhe qirinj, kolegë dhe shokë të Grei Bihucit homazhe në vendin ku u vra 19-vjeçari

7 months ago 50

Kolegë dhe shokë të Grei Bihucit, 19-vjeçarit që mbeti i vrarë pas një sherri në Fier një ditë më parë kanë bërë homazhe në vendin e ngjarjes.

Ata vendosën trëndafila të kuq dhe qirinj bashkë me një foto të të riut.

Florjan Muka 18 vjeç dhe Klajdi Muka 17 vjeç, kushërinj të parë qëlluan me thikë studentin, pas një sherri mes tyre të nisur që në rrjete sociale.

Mbi ta rëndon vepra penale “Vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shoku i viktimës Olti Serjanaj 20 vjeç, i cili ndërhyri për ta shpëtuar, mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se viktima studionte në degën TIK dhe pasditeve punonte kamarier në një lokal pranë vendit të ngjarjes.

Top Channel

Read Entire Article