Treni del nga shinat në Rusi, të paktën dy të vdekur dhe 10 të plagosur

2 months ago 21
Reklamë

Një tren doli nga shinat në provincën veriperëndimore të Rusisë Komi, duke bërë që dy pasagjerë të humbnin jetën. Trupat e pajetë uy gjetën nga ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilët po punojnë ende në vendin e ngjarjes.

Sipas raportimeve, përpjekjet janë përqendruar në gjetjen e një tjetër pasagjeri që ndodhej në trenin, që kryente linjën Vorkuta – Novorossiysk.

Ndërkohë Hekurudhat Ruse kanë nisur hetimet për shkakun e aksidentit. Treni mbante 195 pasagjerë dhe 20 punëtorë. Sipas të dhënave të fundit,10 persona janë ende në spital, mes të cilëve një 14-vjeçare në gjendje të rëndë.

Read Entire Article