Kryetari i Rithemelimit në Malësinë e Madhe, Fredi Stërkaj, ka reaguar për Vizion Plus pas lajmit se në biznesin e tij ishte vendosur lëndë plasëse.
Stërkaj tha se lënda plasëse nuk është vendosur në biznesin e tij, port e parking në qendër të fshatit.
“Policia po heton, nuk ia kam idenë. Lënda plasëse nuk është vendosur teë biznesi im, port e parking në qendër të fshatit, që është i përbashkët. Aty ka qenë e vendosur reklama e biznesit tim, hotel”, tha ai.
“Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia për ngjarjen. /vizionplus.tv