Tronditet qyteti i Klinës, një i vrarë dhe një i plagosur pas të shtënave më armë në një lokal

1 day ago 34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Klinës në Kosovë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë.

Ka qenë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka konfirmuar rastin.

Gashi ka deklaruar se policia u njoftua rreth orës 17:15 për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, brenda një lokali të qytetit.

“Gjatë operacionit, mjeku kujdestar ka konstatuar se një person është pa shenja jete, ndërsa një tjetër është dërguar menjëherë në emergjencë për trajtim të mëtejshëm,” tha Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë organet kompetente, përfshirë policinë dhe ekipet e emergjencës mjekësore.

Ai theksoi se momentalisht organet e drejtësisë janë duke kryer hetime për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit tragjik.

Read Entire Article