Trump i kthen betejat ligjore në “show fushate”: Sa herë dal në gjyq, rritet mbështetja

8 months ago 23
Reklamë

Donald Trumpi po i trajton paraqitjet e tij në gjykata si event fushate, duke e përzier si rrallëherë më parë mbrojtjen e tij ligjore me përpjekjen për rizgjedhje në krye të Shtëpisë së Bardhë, thotë BBC.

Gjigandi mediatik shprehet se telashet e tij ligjore, Trumpi në rrëfimin e vet po i përshkruan si pjesë të një plani të Joe Bidenit dhe demokratëve për t`i ndaluar fitoren në zgjedhjet e 2024-tës, duke u viktimizuar kështu në sytë e zgjedhësve amerikanë. Dalja e tij të enjten në një sallë gjyqi në Nju Jork pasoi një paraqitje tjetër në Uashington në fillim të javës. Ish-presidenti vendosi të shkonte personalisht në gjykatën federale të apelit ku avokatët e tij mbrojtës argumentuan se nuk mund të gjykohej për komplot për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.

Sipas BBC-së, ai e bën këtë qëllimisht pasi mendon se sa herë që de në gjyq, fushata e tij merr mbështetje të re.  Ai i tha gjykatësit në Nju Jork se nuk kishte bërë asgjë të gabuar.

“I nderuar gjykatës, shikoni, unë nuk kam bërë asgjë të keqe. Janë ata që duhet të më paguajnë mua”, ishte deklarata e tij në gjyqin civil ku akuzohet për mashtrim me të dhënat financiare të bizneseve të tij, një proces ky që rrezikon perandorinë e biznesit të ish-presidentit.

Palët paraqitën të enjten aty argumentet e tyre përmbyllëse. Prokurorët kërkojnë vendosjen e një gjobe prej 370 milionë dollarësh ndaj ish-presidentit, të cilin e akuzojnë se ka mbivlerësuar vlerën neto të pasurive të tij për të përfituar kredi nga bankat.

Top Channel

Read Entire Article