Trump paralajmëron Zuckerberg: Do sigurohem të futesh në burg, sapo të zgjidhem president!

2 months ago 5
Reklamë

Kandidati për president i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar drejtorin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckerberg, se do të gjithçka që ky i fundit të përballet me pasoja ligjore.

Trump iu referuar Zuckerberg si ‘mashtrues i zgjedhjeve’, duke nënvizuar se pas ardhjes së tij në pushtet, ai do të burgoset.

“E vetmja gjë që mund të them është se nëse zgjidhem President, ne do të ndjekim Mashtruesit e Zgjedhjeve në nivele të larta dhe ata do të dërgohen në burg për periudha të gjata kohore. Ne tashmë e dimë se kush jeni. Mos e bëj! Zuckerbucks, ki kujdes”, shkruan Trump.

Trump ngriti akuzat e tij ndaj themeluesit të “Facebook”, duke iu referuar një raporti të Fox News ku theksohet se Zuckerberg është nën hetim prej dy milionë dollarësh donacione për Komisionin Zgjedhor të Georgias./vizionplus.tv

Read Entire Article