Turi në Lindjen e Mesme, Antony Blinken mbërrin në Stamboll

8 months ago 32
Reklamë

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërriti këtë mbrëmje në Stamboll, ndalesa e parë në turneun e tij të takimeve në Lindjen e Mesme që do të fokusohet në luftën Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.

Mbërritja e Blinken në Turqi u bë e ditur nga një gazetar i AFP-së, i cili shoqëronte ministrin e Jashtëm amerikan në avionin ku ai ndodhej.

Ministri i Jashtëm amerikan do të udhëtojë nesër të shtunën në Chania ku do të ketë një takim privat me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Anthony Blinken më pas do të vizitojë pesë vende arabe, si dhe Izraelin dhe Bregun Perëndimor, si pjesë e turneut të tij të katërt në rajon që nga fillimi i luftës më 7 tetor./vizionplus.tv

Read Entire Article