Turqia do surprizën ndaj Holandës, “tulipanët” favoritë, por ballkanasit shpresojnë te rikthimi i Calhanoglu

2 months ago 22
Reklamë

Holanda dhe Turqia do të diskutojnë biletën e fundit gjysmëfinale të kampionatit europian në një ndeshje e cila do të luhet në orën 21:00 në Mynih.

Në dukje është një sfidë që favorizon tulipanët, mirëpo euro 2024 deri më tani ka treguar se diferencat mes ekipeve të mëdha dhe atyre që quhen të vogla janë ngushtuar shumë dhe surprizat nuk janë të përjashtuara.

Tulipanët ndonëse patën disa luhatje në grupe, u entuziazmuan në 1/8 kur mundën lehtë 3 me 0 Rumaninë.

Asnjë problem për trajnerin Kuman që e ka ekipin e plotë. Megjithatë ai pritet ti besojë thuajse të njëjtët emrave që mundën ballkanasit.

Fokusi te Gakpo që është në superformë pa lënë mënjanë Ksasvi Simons, Rejnders dhe Depain.

Situateë pak më  komplikuar tek Turqia që vjen me entuziazëm e fitores së vuajtur, por shumë të bukur kundër Austrisë 2 me 1 në fazën ë kaluar.

Turqit nuk kanë të gatshëm për pezullim Demiral, Kokcu dhe Juksek, lojtarë të cilët megjithatë nuk përbëjnë boshtin e palëvizshëm të skuadrës, edhe pse Demiral rezultoi deciziv me golat e tij kundër austriakëve.

Me rëndësi për trajnerin Montela është rikthimi nga pezullimi i yllit të ekipit, trurit të lojës së tyre Hakan Calhanoglu. Interesant do të jetë edhe përballja mes tifozerive, pasi turqit dhe holandezet konsiderohen dy tifozeri shumë të zjarrta që kanë spikatur ashtu sikurse shqiptarët në euro 2024.

Ekipi që fiton luan me fituesen e çiftit Angli Zvicër, në datë 10 korrik./vizionplus.tv

Read Entire Article