Tutore ruse dhe ukrainase, policia tregon si rekrutohen prostitutat e huaja në vendin tonë

1 month ago 22

Fenomeni i prostitucioni, një plag për shoqërinë shqiptare ishte një nga tematikat e trajtuara në emisionin “off the record” me Andrea Dangllin.

Specialisti për hetimin e trafiqeve të paligjshme nê Policinë e Tiranës, Kushtrim Berisha tregoi mënyrat sesi rekrutohen shtetaset e huaja për të ushtruar prostitucion në vendin tonë.

Ai tregoi se policia po godet raste të njëpasnjëshme të këtij aktiviteti kriminal.

“Ky është një fenomen shqetësues që ka gjetur rritje bashkë me turizmin. Shqetësues është aksesi i lehtë për të kontaktuar tek eskortat. Këto shtetase shantazhohen për të kryer këto shërbime. Këto vajza jetojnë në vende me standarde të ulëta nga Amerika Latine, Evropa Lindore, Kazakistani. Kontaktojnë me faqet online dhe rekrutohen. Marrin një udhëzim se ku të shkojnë, si të udhëtojnë, ku të vendosen. Ato nuk i shpëtojnë policisë, kemi disa raste goditje. Kemi finalizuar një operacion ku janë proceduar 11 shtetase dhe janë arrestuar dhe 2 të tjera që i shfrytëzonin, një ukrainase dhe një ruse”, u shpreh Berisha.

/a.r

Read Entire Article