U akuzua se ofendoi rëndë homoseksualët, Papa Françesku kërkon falje

5 months ago 22

Drejtues të Kishës Katolike kanë reaguar në lidhje me lajmet që pushtuan rrjetin ku u përfol se Papa Françesku kishte dhënë një deklaratë homofobike. Bëhet fjalë se në një takim privat, sipas mediave ndërkombëtare, Papa ka përdorur terma denigruese për homoseksualët.

Në Konferencën e Ipeshkvijve Italianë, sipas raportimeve të mediave Papa tha se meshkujt homoseksualë nuk duhet të lejohen të jenë priftërinj.

Një deklaratë nga Vatikani tha se Papa nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd dhe u kërkoi falje atyre që “u lënduan nga përdorimi i asaj çfarë Papa tha”.

Ajo çfarë Papa Françesku mendohet të këtë thënë bie ndesh me deklaratat e mëparshme të tij. Dihet se papa Francesku është treguar gjithmonë tolerues ndaj komunitetit LGBTQ, madje kur u pyet për homoseksualët në fillim të papatit të tij, ai doli në kryetitujt duke u përgjigjur: “Kush jam unë për të gjykuar?”

Madje kohët e fundit ai krijoi habi mes tradicionalistëve katolikë duke thënë se priftërinjtë duhet të jenë në gjendje të bekojnë çiftet e të njëjtit seks në disa rrethana dhe ka folur shpesh për homoseksualët që janë të mirëpritur në Kishë.

“Papa nuk ka dashur kurrë të ofendojë apo të përdorë gjuhë homofobike dhe i kërkon falje kujtdo që është ndjerë i ofenduar, ose i lënduar nga përdorimi i një fjale”, përfundojë deklaratë Matteo Bun.

Read Entire Article