U arrestua në Rodos për trafik lëndësh narkotike, e kaluara e errët e 40-vjeçarit shqiptar, dëshmia në Gjykatë: Drogën e kisha për vete

8 months ago 11

Një 40-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua më 16 shkurt në Rodos ka dalë sot para Gjykatës. Ai akuzohet për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Siç bëjnë me dije mediet greke, 40-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë. Në korrik të vitit 2023 ai u kap me një kilogram heroinë.

Lexo edhe :

Related Posts

Të përfshirë në dosje janë edhe dy shtetas të tjerë, një 34-vjeçar dhe një shqiptar, 31 vjeç.

Pas monitorimit të lëvizjeve të 40-vjeçarit nga punonjësit e policisë, u organizua një operacion për kapjen e tij. Shqiptari u gjet jashtë shtëpisë, ndërsa në posedim të tij u gjet një cigare e improvizuar me kanabis si dhe një pjesë më e vogël e një cigareje të improvizuar me kanabis të papërpunuar.

Pas kontrollit në shtëpi, u gjet një pako plastike e improvizuar me kanabis të papërpunuar, me peshë bruto 4 gram.

Nga kontrolli afër shtëpisë së tij u gjet dhe konfiskua një qese me 497 gramë kanabis të papërpunuar, e fshehur me kujdes në bazën e një peme, nën gjethe të dendura.

Në një shkurre ngjitur u gjet një qese, e cila përmbante tre pako të improvizuara kanabis me peshë 116 gram, një pako plastike të improvizuar me kanabis të papërpunuar 27,8 gram dhe një pako plastike të improvizuar me kokainë 156,7 gram.

Diku tjetër, e fshehur me kujdes nën pllaka ishte një peshore elektronike me gjurmë kokaine.

Para Gjykatës, 40-vjeçari dëshmoi se është i martuar dhe baba i një fëmije të mitur dhe se punon si peshkatar. Ai pretendonte se ishte i varur nga droga, konkretisht nga heroina dhe kokaina, por edhe përdorues i rregullt i kanabisit.

Në Omonia të Athinës ai ka takuar, siç tha ai, një tregtar droge, i cili i ka kërkuar që ta ndihmonte të transportonte një sasi në Rodos, duke marrë si tarifë 50 gramë heroinë.

Ai ka pohuar se kur është arrestuar ka qenë nën ndikimin e heroinës, ka rrëfyer dhe ka ndihmuar efektivët./vizionplus.tv

Read Entire Article