U dhunua fizikisht nga i ati, ndërron jetë 2-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut

8 months ago 12
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Sipas medieve vendase, pas 22 ditëve luftë për jetën, në Klinikën e Shkupit ka ndërruar jetë një dy-vjeçare nga Kërçova, e cila ishte rrahur nga babai i saj.

Policia ditën e djeshme ka  arrestuar babanë e vogëlushes, shtetasin F.D, 30 vjeç.

“Dyshohet se me datë 18.12.2023, në shtëpinë familjare në Kërçovë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dyvjeçare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike në Shkup, ku me datë 08.01.2024 ka ndërruar jetë”, njofton SPB Ohër.

Në koordinim me prokurorin publik, kundër F.D. do të dorëzohet kallëzim përkatës./vizionplus.tv

Read Entire Article