Apeli i Posaçëm ka lënë në burg Julian Meçajn, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij, Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
Mësohet se Julian Meçaj kishte kërkuar që ndaj tij të caktohej një masë më e butë nga gjykata.
Po ashtu, Meçaj akuzohet nga SPAK se me kërkese të Plaurent Dervishajt, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, në disa raste tentuan te kryenin atentate te tjera ndaj Arjan Ndojes, Pellumb Muharremit por edhe personave te tjerë.
Meçaj dhe Dervishaj u ekstraduan nga Dubani në muajin gusht, të dy të akuzuar për disa vepra penale.
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi në gusht se të dy ishin ekstraduar dhe ishin vënë në dispozicion të drejtësisë.
Por Dervishaj, në dëshminë e tij pretendoi se ishte sjellë në mënyrë të paligjshme nga Dubai për në vendin tonë. Nga ana tjetër, Julian Meçe ka deklaroi se ishte dëshira e tij për të ardhur në Shqipëri dhe për tiu përballur me akuzat e SPAK.
Sipas dosjes së SPAK Dervishaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme ka dyshime se ai është personi qe porositi atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, atentat ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit Andi Maloku.
Ndaj tij u caktua edhe masa “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Ndërsa Julian Meçaj akuzohet si një nga autorët e atentatit të ndodhur në nëntor të vitit 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbi kalimit të Shkozetit, ndaj prokurorit Ndoj.
Në shënjestër të këtij atentati ishte dhe personazhi tjetër i krimit i njohur si Rrumi.
Referuar dosjes së SPAK, më 26 shkurt të vitit 2005, Plaurent Dervishaj dyshohet se në bashkëpunim me tre persona të tjerë kanë vrarë Klodian Saliun. Ndërsa një ditë pas kësaj ngjarjeje Dervishaj dyshohet se së bashku me Emiljano Shullazin dhe dy persona të tjerë kanë vrarë me eksplozivVajdin Lamajn dhe Artan Arsi. /vizionplus.tv