Brenda fermës kanë nisur edhe miqësi të vërteta. Me eliminimin e Glorias, Baby G është shprehur se ndihet e mërzitur, kjo pasi dy vajzat kalonin shumë kohë bashkë.
Teksa po qëndronte e vetme tek “Fakiri”, Baby G ka përcjellë një mesazh për Glorian nëpërmjet kamerave. Ajo u shpreh se për fermeren ajo është fituese dhe shumë e fortë.
“Gloria! Të dua zemra Gloria! Je më e mira. Nuk e di ça do bëj pa ty! Të kam marrë tutat që flije ti. I kam veshur një ditë, por do ti kthej mbrapsht. Por, ti e di që ato njerëz që unë i dua, i kam marrë nga një rrobë për kujtim. Je më e mira. Për mua ti je prap shumë e fortë! Për mua je fituese! Të dua shumë shumë shumë”, thotë Baby G për Glorian. /vizionplus.tv