U gjet i masakruar me thikë, ky është 39-vjeçari shqiptar që u vra në Itali

7 months ago 53
Reklamë

39-vjeçari shqiptar Bledar Dedja u gjet i vrarë me thikë në një zonë pyjore ne Itali mëngjesin e sotëm.

Mediat italiane kanë publikuar edhe foton e Dedjas, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët mbrëmjen e djeshme.

Lexo edhe :

Related Posts

Pasi mbaroi punën, ai duhej të kthehej në shtëpi në Asolo në provincën e Trevisos, por askush nuk e pa më, deri mëngjesin e kësaj të diele kur trupi i tij u gjet i pajetë në Paderno (fshat në Pieve del Grappa). Siç raportojnë mediat italiane, trupi i pajetë i shqiptarit u gjet jashtë makinës së tij.

Në trupin e tij kishte plagë të thella me thikë në kokë, gjoks, si dhe në duar, shenjë e përpjekjes për t’u mbrojtur nga sulmi fatal. Ndërkohë, arma e ftohtë e vrasjes nuk u gjet në vendin ku ndodhi krimi.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë prokurorja Barbara Sabattini, mjeku Alberto Furlanetto dhe karabinierët e komandës provinciale të Trevisos, të cilët nisën hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit. Akoma nuk ka një pistë mbi motivet dhe autorin/ët e kësaj ngjarje. Bledar Dedja punonte në restorantin “L’Antica Abbazia” në Borso del Grappa që nga viti 2021. Ai la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël. /vizionplus.tv

Read Entire Article