Një nga avokatët e Sali Berishës, Sokol Mëngjesi është dhunuar ditën e sotme ne grushte në zonën e ish-bllokut.
Vizion Plus mëson se avokati është goditur edhe me leva dhe sende të tjera të forta nga tre persona ende të paidentifikuar.
Lexo edhe :
Related Posts
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për çështjen e një pronësie. Esido Barkaj, gazetari i Vizion Plus mëson se Mëngjesi ka qenë duke çuar vajzën në kopsht.
Pasi të marrë mjekim, pritet që të merret në pyetje.
Policia e Shtetit në një reagim zyrtar njofon se ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit
Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve./vizionplus.tv