Një 29-vjeçar është arrestuar në Tropojë pasi u kap me armë zjarri, drogë dhe municion luftarak.
I riu nga fshati Bujan u ndalua nga policia për një kontroll në vendin e quajtur “Dubrava”, ku në automjet i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi kanabisi.
29-vjeçarit Rr. M gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi tjetër kanabisi, tre karikatorë dhe municion luftarak.
Pistoleta, municioni, droga dhe automjeti që drejtonte 29-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Top Channel