“U krijuan pengesa”, Klosi në Athinë: Patëm vështirësi në organizimin e takimit me shqiptarët

4 months ago 27
Reklamë

Deputeti socialist Blendi Klosi ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit me shqiptarët në Athinë.

Ai tha se ka pasur pengesa për organizimin e këtij takimi, teksa tha se Shqiëpria dëshiron ta ketë partnere Greqinë në rrugëtimin e saj europian.

Lexo edhe :

Related Posts

“Një falenderim i veçantë nga unë dhe gjithë grupi organizator i këtij takimi. Patëm shumë vështirësi në mundësimin e këtij takimi. Sot në turin “Krenar për Shqipërinë” që fillon në Athinë e më pas do shkojmë kudo që ka shqiptarë. Sa keq që vetëm këtu patëm disa problem, pengesa të çuditshme për oragnizimin e këtij takimi, njëlloj sin politika që kërkon të krijojë konflikte në kundërshtim me dëshirën e kaq shumë mijëra njerëzve. Por sot, nga kjo sallë e mbushur plot me europianë, jam i bindur që njëlloj siç kapërcyem, duke folur, duke negociuar, ne ia dolëm ta zgjidhnim.

Me këto negociata duhet të zgjidhim dhe problemet e pakuptimta që politika krijon vetëm për arsye elektorale mes dy popujve tanë.

Ju jeni shembulli i integrimit nëpërmjet punës. Sot asnjëri nga ju nuk mund të shikohet nga lart poshtë dhe kushdo e bën këtë gabim e bën për arsye nacionaliste. Shqipëria e do Greqinë partnere të ngushtë. Shqipëria sot qëndron drejt, shikon drejt dhe flet me zërin e sovranitetit të saj dhe me dorën e shtrirë të miqësisë ndaj popullit vëlla grek”, tha Klosi. /vizionplus.tv

Read Entire Article