U mor i pandehur nga SPAK, kryebashkiaku Libohovës: Gati të jap dorëheqjen për tu përballur me drejtësinë

6 months ago 18
Reklamë

Kryetari i bashkisë Libohovë, Leonard Hida, u paraqit mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e SPAK, pasi është marrë i pandehur lidhur me akuzën “shpërdorim detyre”.

Pas marrjes në pyetje, kryebashkiaku i Libohovës tha për mediat se kur kandidoi për kryetar bashkie nuk ishte në dijeni të hetimit.

Lexo edhe :

Related Posts

Sakaq ai shprehu gatishmërinë e tij për tu larguar nga posti kryetarit për tu përballur me drejtësinë.

“Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimi…Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t’u përballur me drejtësinë”, tha Leonard Hida.

Leonard Hida akuzohet për shpërdorim të detyrës në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës. Dyshohet se Hida ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike, kundrejt përfitimit.

“Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative ‘Cepo’ dhe ‘Picar’ krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie të cilët kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”, thuhet në dosjen hetimore.
/Vizionplus.tv/

Read Entire Article