U nxori inatin italianëve pas humbjes së Shqipërisë ndaj Spanjës duke i goditur me thikë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

4 months ago 7

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane mbrëmjen e kaluar në Veneto, pasi akuzohet për plagosje me thikë të dy personave.

Mediat italiane raportojnë se 32-vjeçari shqiptar banues në Lazio, plagosi me thikë dy shtetas italianë ditën që luante Shqipëria me Spanjën.

Sipas mediave mbrëmjen që Italia barazoi ndaj Kroacisë duke kaluar për në fazën tjetër qindra qytetarë u mblodhën në sheshin e “Fitores” për të festuar, bashkë me ta në festë ishin edhe shqiptarët.

Por në një moment për shkak të fyerjeve nisi një grindje masive mes shqiptarëve dhe italianëve, dhe 32-vjeçari ka nxjerrë thikën duke plagosur dy italianë.

32-vjeçari shqiptar u dërgua në burgun e Pordenones. Nisur nga precedentët e tij penalë, policia lëshoi ​​një urdhër dëbimi ndaj tij. Hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar për të identifikuar të gjithë të përfshirë në përleshje dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e tyre.

Read Entire Article