U përplas me makinë nga 30-vjeçari, punonjësja e pastrim-gjelbërimit të Delvinë humb jetën

6 months ago 18
Reklamë

Shkendije Halili, 58 vjeç e cila u përplas nga makina në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte ka humbur jetën.

58-vjeçarja, e cila ishte punonjëse e pastrim-gjelbërimit u përplas me makinë teksa ishte duke ikur për në punë Mateo Rustemi 30 vjeç. Ky i fundit është shoqëruara në polici dhe po merret në pyetje.

Halili mori dëmtime të mëdha dhe për shkak të gjendjes së saj kritike për jetën do transportohej me helikopter drejt spitalit të Traumës. Ajo kishte frakturë dhe hemorragji në kokë si dhe frakturë të këmbës së djathtë. Pavarësisht se helikopteri erdhi në kohë për ta transportuar drejt Tiranës, Shkëndije Halili nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka humbur jetën në spital./vizionplus.tv

Read Entire Article