U shpall fajtor nga gjykata, gjermani dënohet me vdekje në Bjellorusi

2 months ago 23
Reklamë

Një shtetas gjerman është dënuar me vdekje në Bjellorusi, pasi është shpallur fajtor për “akte terroriste” dhe “mercenare”, njoftoi më herët sot Organizata Joqeveritare Wjasna.

Sipas OJQ-së, është konfirmuar se 30-vjeçari Rico Krieger, i cili siç raporton gazetarja bjelloruse Hana Lyubakova në postimin e saj në “X”, mjek ushtarak i Kryqit të Kuq Gjerman, është dënuar me vdekje nga Gjykata në Minsk më 24 qershor.

Rasti lidhet me batalionin “Kastus Kalinouski”, i cili përbëhet nga bjellorusë që luftojnë në anën e Ukrainës kundër ushtrisë ruse. Batalioni megjithatë ka deklaruar se Krieger nuk i përkiste radhëve të tij.

Wjasna pretendon gjithashtu se Rico Krieger, i cili është arrestuar që nga nëntori 2023, përballet me gjashtë akuza penale, duke përfshirë “mercenar”, “akt terrorist” dhe “krijimi i një organizate ekstremiste”, dhe akuzohet gjithashtu për orkestrimin e protestave në Bjellorusi.

Organizata Wjasna, themeluesi i së cilës është – i burgosuri – laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2022 ‘Ales Bialatsky, është shpallur jashtë ligjit në Bjellorusi dhe sqaron se nuk ka informacion të saktë në lidhje me akuzat ndaj të dënuarit gjerman.

Bjellorusia është vendi i fundit në Evropë që ende zbaton dënimin me vdekje. Ekzekutimet kryhen me pushkë dhe në kushte të fshehtësisë ekstreme, në data që nuk bëhen të ditura. Trupat e të burgosurve nuk u dorëzohen familjeve të tyre dhe nuk informohen për vendin e varrimit. /vizionplus.tv

Read Entire Article