U vra për një “like” në rrjete sociale, familja e Greit hap dyert e mortit, 19-vjeçari përcillet sot për në banesën e fundit

6 months ago 7
Reklamë

19-vjeçari Grei Bihuci, i cili u vra ditën e djeshme me thikë nga Florjan Muka përcilët sot për në banesën e fundit.

Familja e Greit ka hapur sot dyert e mortit, ndërsa të afërm dhe miq janë tronditur nga humbja e papritur e të riut.

Lexo edhe :

Related Posts

Grei u qëllua ditën e djeshme me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjetet sociale për shkak të opsionit “like” ndaj një vajze dhe më pas degradoi në përleshje fizike.

Policia ka arritur të ndalojë autorin 20-vjeçar pas ngjarjes, i cili është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Shoku i viktimës Olti Serjanaj, 20 vjeç, i cili ndërhyri për ta shpëtuar, mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Viktima studionte në degën TIK dhe pasditeve punonte kamarier në një lokal pranë vendit të ngjarjes./vizionplus.tv

Read Entire Article