U vuri qëllimisht zjarrin 2300 rrënjëve ullinj, arrestohet autori

4 months ago 35

Policia e Vlorës ka arrestuar një 56-vjeçar me iniciale L.Q, i cili akuzohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se 56-vjeçari ka djegur qëllimisht një sipërfaqe toke me 2300 pemë ullinj, me pronarë të ndryshëm, në fshatin Vllahat të Delvinës.

“Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara nga Komisariati i Policisë Delvinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Q., 56 vjeç, banues në Delvinë.
Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me 2300 pemë ullinj, me pronarë të ndryshëm, në fshatin Vllahat, Delvinë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./vizionplus.tv

Read Entire Article